Ndodh shpesh herë që artistat e estradës shqiptare të përballen me momente të ‘sikletshme’ apo ‘funny’ përgjatë koncerteve të tyre.
Në shumicën e rasteve këngëtarët qëndrojnë pranë fansave të tyre duke bërë kështu kontaktin fizik më të mundshëm me ta. Një situate të tillë është gjendur dhe Orhidea Latifi ose ndryshe Kida në koncertin e saj të fundit.
Gjatë performancës së saj Kida vuri re se një fanse po i prekte gishtat e këmbëve dhe ky veprim solli menjëherë reagimin e saj.
“Çfarë ke me gishtat e mi, a mund ta di pse po mi prek gishtat?”– e pyeti këngëtarja fansen duke e marrë situatën më të qeshur dhe me pas ajo vazhdoi performancën normalisht.
Kujtojmë se para disa kohesh, për herë të parë, Kida u përfol për një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai. Po të hedhim një sy në profilin e Kidës në Instagram, do të vëmë re vizitat e shpeshta në Dubai. Kështu ajo na lë të mendojmë se djali misterioz ia paska rrëmbyer zemrën artistes duke e bërë që ajo ta vizitojë më shpesh destinacionin ku ndodhet dhe partneri i saj.