Çfarë i ndodhi Luizit? Mjekët shkojnë në shtëpinë e BBV, situata mbahet jashtë kamerave (VIDEO)

Situata e gjendjes shëndetësore të Luizit është përfolur gjatë nëpër media dhe rrjetet sociale.

Edhe pse Luizi pranoi se ishte një gënjeshtër dhe gabim i tij, nga një pjesë e madhe e publikut besohet ende se ai është i sëmurë.

Këto dyshime po shtohen dita ditës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore që Luizi ka shfaqur këto ditë.

Madje, mbrëmjen e djeshme ai ka filluar të dridhet ndërsa Nita i ka qëndruar afër duke e pyetur nëse kishte nevojë për diçka.

Mirëpo, Luizi e ka shmangur e më pas ka shkuar në dhomën e rrëfimit.

Gjithashtu, episode të tjera kanë bërë me dije se mjekët kanë mbërritur në shtëpi për Luizin.

Kjo gjë është folur nga Maestro, ndërsa Kiara i ka kërkuar mos t’a diskutojë si çështje. Ajo ka folur edhe me Ermionën dhe i ka thënë se Luizit i nevojiten ilaçe specifike.

Gjithashtu, kjo situatë është mbajtur jashtë kamerave.