Fifi duket se po kalon një moment të vështirë me gjendjen e saj shëndetësore. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video të shkurtër të saj, në të cilën shfaqet me një maskë oksigjeni.
Ajo duket disi e lodhur në fytyrë, teksa tregon se nuk mundet të marrë frymë: “Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruan ajo përkrah videos.
Këngëtarja nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe kjo video ka alarmuar gjithë fansat e saj. Shpresojmë që Fifi të zbulojë së shpejti gjendjen e saj shëndetësore dhe gjithçka të kalojë sa më mirë.