Jasmina është një ndër ish-konkurrentet më të komentuara të sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Po ashtu edhe Beart Rexhepi, i cili u komentua gjerë e gjatë në media për lidhjen e tij të bujshme me Tea Trifonin, që në fakt zgjati shumë pak.
E mesa duket diçka e ka bashkuar Jasminën dhe Beartin, të cilët janë fotografuar së bashku në një lokal, ku duket se po shijojnë praninë e njëri-tjetrit, por nuk dihet për çfarë arsye dyshja ndodhen bashkë.
Kujtojmë se Jasmina dhe Andi janë rikthyer para pak ditësh në studion e “Për’puthen Prime”.
Ata janë ulur në një përballje live, gjë kjo që u kërkua nga ish-konkurrenti.
Gjithashtu, Andi i kërkoi që të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të mos e mbajnë inat njëri-tjetrin. Mos vallë po i shprehte dashurinë? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.