Përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, fati i goglave vendosi Luiz Ejllin, i cili foli gjatë për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.
Teksa ka ndarë me dëgjuesit, ndjesi, emocione, mendime, përjetime, Luizi është kthyer pas në kohë, në natën e parë kur sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nga Jonida dhe Elona, se çfarë ndjeu dhe mendoi natën e 24 dhjetorit, Luizi rrëfeu diçka që se kishte thënë më parë.
“Kur hyra atë natë dhe pash vajzat që ishin konkurente, thash me vete ‘çfarë dua unë këtu?’ Kam bërë gabim fatal që erdha. Këto janë të gjitha vajza shumë të njohura të showbiz-it. Kjo gjendje zgjati 1 javë dhe pastaj vendosa ta ktheja gjithçka në humor”, tregoi artisti.
Luizi u shpreh se e kishte që në fillim shumë të qartë që kishte hyrë për lojë. Madje në përfundim ai u shpreh se BB është kompeticioni i fundit televiziv në të cilin merr pjesë.