Gjate puntates se shkuar ne “Prime”, te gjithe kohen e morri skandali mes Hysenit dhe Alvises, duke bere qe shume nga ngjarjet qe ishin planifikuar per ate nate, mos te arrinin te realizoheshin.
Keshtu qe, pervec Elita Rudit e cila do te jete pjese e puntates se sotme, do te jene serish prezent dy opinionistet e rradhes se shkuar, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, te cilet do t’i bashkohen pjeses se fundit te programit.
Nje suprize per Efin vjen nga Bruno, i cili e mbush studion plot me tullumbace, e ne kete rast nuk mungon as reagimi i Mikeles, e cila i shprehet Brunos se duhet te deklrarohet per Efin meqenese ka nje pelqim kaq te madh.
Gjithashtu, mes Melikut dhe Brunos do te kete nje perballje per te sqaruar perplasjet qe kane patur kohet e fundit, ku do te shohim se Meliku perlotet, merr nje perqafim nga Bruno dhe mes tyre rregullohen marredheniet serish.
Persa i perket ceshtjes se Alvises dhe Hysenit, dyshja nuk do te jene prezent, por me shume gjasa do te jene pjesmarres nje avokate dhe nje psikologe per te folur mbi situaten e tyre.