Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” ka qenë e mbushur me emocione dhe supriza të shumta.
Luizi ka treguar rrjedhën e jetës së tij dhe arsyen përse vendosi të hiqte dorë nga muzika.
I prekur, ai tregoi se muzika ishte ëndrra e tij, por pasi krijoi një lidhje 10-vjeçare ai u shpërngul në Francë duke lënë kështu karrierën për dashurinë.
Mirëpo, pasi u nda nga ish-partnerja ishte shumë vonë për t’u rikthyer sërish me një projekt të ri.
Luizi tregoi edhe se personi në fjalë nuk e kuptoi kurrë se sa e rëndësishme ishte për të muzika dhe kënga.
Banori tha se i ka fituar sfidat e tij dhe se para se të hynte në “BBVA”, kishte menduar të shpërngulej përgjithmonë në SHBA.
Por, tanimë, ka shpresa për të qëndruar dhe premtoi se shumë shpejt, pasi të dalë nga shtëpia, do të rikthehet në muzikë.