Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizin e kemi dëgjuar shpesh të shprehet se nëse Kiara eleminohet nga gara para finales, edhe ai do të shkojë pas saj.
Por a do e bënte Kiara të njëjtën gjë për Luizin? Duket se jo!
Teksa Kiara u pyet nga Olta se çfarë do bënte nëse ndodh që Luizi largohet para saj nga programi, moderatorja tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.
”Unë do rri. Do rri do rri, leje ça rri urtë ndonjëherë, jam bricjap unë. Avash avash”.
Kiara përdori në arsyetimin e saj se edhe është “Bricjap” dhe shenja e saj nuk heq dorë aspak lehtë nga qëllimi