Këngëtari Tom Mann ka publikuar një video me të fejuarën e tij, Danielle Hampson, e cila ndërroi jetë në ditën e tyre të dasmës.
Videoja tregon momentin teksa ata qeshin dhe kërcejnë në dhomën e tyre të ndenjes, teksa krahas videos ai ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
“Ti ishte gjëja më e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty.”, ka shkruar ai.