Pas kualifikimit në finanlen e madhe të Eurovison 2023, Albina dhe familja Kelmendi kanë folur për mediat ndërkombëtare.
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, ishte fjalimi i Albinës.
Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar mediat serbe, të cilat i kanë dedikuar disa shkrime fjalimit të Albinës. Ndër të tjera ata e cilësojnë këtë gjë si skandal.
“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.
Një arsye më shumë që Albina dhe familja Kelmendi të shkëlqejnë në finalen e 10 majit apo jo!