Qetsor Ferrunaj është banori i cili qysh në hyrjen e tij në “Big Brother VIP” ka nisur të sulmojë Luizin.
Ndaj, marrëdhënia e tij me Oltën është më e afërt, madje së fundmi po qarkullon një video ku shihet se ai i ka kërkuar edhe një pakt aktores.
Në mënyrë që ai të shpallet fitues i këtij edicioni, i kërkoi Oltës që të thotë se, nëse Qetsori eleminohet nga gara, do të dalë edhe ajo pas tij.
Qetsor: Do më ndihmosh ti, nëse e fitoj do t’i jap të gjitha lekët.
Olta: E çfarë do ti të bëj unë për ty këtë periudhë?
Qetsor: Sa herë të jem në nominim, ti thuaj unë do dal me gjithë atë po doli ai.