Çdogjë që të mposhtin Luizin! Olta dhe Qetsori i bëjnë presion produksionit, videoja që po bën bujë në rrjet

Qetsor Ferrunaj është banori i cili qysh në hyrjen e tij në “Big Brother VIP” ka nisur të sulmojë Luizin.

Ndaj, marrëdhënia e tij me Oltën është më e afërt, madje së fundmi po qarkullon një video ku shihet se ai i ka kërkuar edhe një pakt aktores.

Në mënyrë që ai të shpallet fitues i këtij edicioni, i kërkoi Oltës që të thotë se, nëse Qetsori eleminohet nga gara, do të dalë edhe ajo pas tij.

Qetsor: Do më ndihmosh ti, nëse e fitoj do t’i jap të gjitha lekët.

Olta: E çfarë do ti të bëj unë për ty këtë periudhë?

Qetsor: Sa herë të jem në nominim, ti thuaj unë do dal me gjithë atë po doli ai.