Kengetari i njohur Shpat Kasapi, ka qene i ftuar se fundmi ne nje interviste per “Mirage”.
Ai tregoi per aktivitetet muzikore qe po zhvillon se fundmi dhe mungesen qe ka bere ne skenat shqiptare per vite me rradhe.
Shpati tregoi se eshte me aktiv me projektet e tij dhe dasmat, ndersa u shpreh se hera e fundit qe ka marre pjese ne nje kompeticion muzikor ka qene para 10 vitesh ne “Kenga Magjike”.
Mirepo, duket se kengetari ka ngelur shume i zhgenjyer nga vleresimet e jurise duke thene se asgje nuk eshte reale, eshte vetem nje loje e padrejte.
“A ke mendu me u rikthy ndoshta?”, e pyeti prezantuesi.
“Nuk jam munduar sepse me kane zhgenjyer shume ato piket qe jepen ne fund. Eshte dicka sikur eshte loje dhe jo sikur eshte dicka reale. Edhe me shume jam zhgenjyer nga koleget e mi, nga ato qe bejne sikur jane profesor te muzikes, bejne sikur te duan dhe ne fund te vleresojne me pak.
Une e kuptoj qe muzika eshte kritike por skam pasur arsye pse te vleresohem aq pak dhe normal jam zhgenjyer dhe skam marre pjes me.Cdogje eshte e padrejte aty. Kam hatermbetje por skam pse tja permend emrin se ska nevoje”, u shpreh Shpat Kasapi.