1.A ke bërë ndonjëherë treshe?
Sigurisht ai/ajo mund të të përgjigjet thjesht me “po” ose “jo”, por ti mos e lër me aq. Bëhu pak më kurioze dhe pyete si ishte si eksperiencë. Nëse përgjigja është “jo”, ngacmoje për të ditur nëse ka interes për një eksperiencë të tillë në të ardhmen.
2. A të pëlqen të shohësh të tjerët nudo apo kur janë duke kryer akte seksuale?
Mund të marrësh ca përgjigje të mira që do t’i shërbenin edhe marrëdhënies suaj seksuale, kështu që pa ndrojtje. Pyet dhe ki parasysh në të ardhmen.
3. Cili është kufiri yt?
Pra, diçka që s’do ta bëje kurrë dhe nuk ka asnjë lloj interesi për të eksperimentuar.
4. Cila është dëshira e parë në lidhje me seksin që ke në listën tënde?
Ti duhet ta dish fantazinë më të madhe të tij dhe nëse s’e ka realizuar akoma, ndoshta është momenti ta bëj me ty.
5. Je pro monogamisë apo lidhjeve të hapura?
Nuk është fiks një pyetje seksi, por rrjedhimisht lidhet me të. Ti duhet ta dish nëse ai/ajo është i/e hapur për marrëdhënie të tjera. Ndoshta stilet tuaja të marrëdhënieve nuk përshtaten.
6. Si thua sikur të përfshijmë ca lodra seksi herën tjetër?
Pyete nëse e ka bërë diçka të tillë më parë dhe nëse po, si ka qenë eksperienca.
7. A të pëlqen kur jam unë ajo që “marr drejtimin”?
Eshtë mënyrë shumë solide për të mësuar dëshirat e tij dhe çfarë i pëlqen gjatë aktit.
8. Unë dua të bëjmë seksting kur kam dëshirë për ty dhe më mungon, ti si thua?
Ca njerëz janë fansa të seksting, të tjerë jo, prandaj kjo bisedë duhet bërë. S’mund t’i dërgosh një mesazh të pistë në 14:00 të drekës teksa është duke ngrënë vaktin e radhës. Mund të ta lërë seen dhe as duam ta mendojmë ç’ndodh më pas.
9. Po sikur unë të të çoja një foto nudo krejt nga hiçi, si do ndiheshe?
Edhe për fotot intime është po e njëjta gjë. Duhet të dish nëse ndihen ose jo rehat me to.
10. A ka ndonjë fantazi seksuale për të cilën ke qenë gjithmonë kurioz?
Që të jemi të qartë. Jo çdo fantazi seksuale që na bën kuriozë mund të kthehet në realitet, prandaj thjesht flisni për ta bërë komunikimin më intim.
Burimi: Cosmopolitan