Prej javësh në median rozë dhe rrjetet sociale po qarkullojnë thashethemet se Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë nisur një romancë.
Megjithëse çdo gjë ishte në kuadrin e thashethemeve, disa pamje të publikuara ditë më parë i shfaqën shumë të afërt dyshen.
Por me sa duket dyshja vërtetë janë një çift, pasi këtë e ka konfirmuar edhe një burim afër tyre.
“Leo mendon sigurisht që ajo është shumë e bukur, por edhe një vajzë shumë e zgjuar dhe tepër “cool”, që ka një qasje shumë të kulturuar dhe të edukuar për jetën”.
I njëjti burim tha se rrethi i tyre i përbashkët janë shumë të lumtur për ta dhe se aktori e di ‘’namin’’ që ka kjo lidhje.
“Leo nuk thotë gjë në lidhje me këtë, por është e qartë që ai ka një tip që pëlqen, ose të paktën e ka pasur deri më tani”– shprehet burimi, duke ju referuar edhe faktit që Hadid është një përjashtim nga “rregulli i 25”- “Megjithatë ai tani është pothuajse 48 vjeç dhe është duke i menduar gjërat, madje edhe miqve të tij i është shprehur se nuk është më i interesuar në jetën si playboy.”