Ish i dashuri i Kiara Titos, Butrint Imeri, i tregoi mbështetjen e tij moderatores teksa ajo ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”.
Dashur apo padashur, këngëtari ka marrë disa herë vëmendje me postimet e tij ngacmuese lidhur me situatat e ndodhura brenda shtëpisë.
Tashmë që është eleminuar nga gara, Kiara ka patur mundësinë të shohë mbështetjen e tij dhe të japë komentin e saj teksa është pyetur në “Fan Club”.
Ajo u shpreh se i bëhet qejfi për mbështetjen, por nuk do më as ta përmend e as ta rikthejë në vëmendje këtë histori që ka mbaruar shumë vite më parë.
“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Eshtë rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej.”