Butrint Imeri i dërgon mesazh Jorit në ‘Big Brother VIP’? Cili ishte reagimi i Kiarës?

Konkurentja e re Jori Delli e ka përmendur disa herë Butrint Imerin gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.

Modelja ka provokuar Luizin duke i thënë emrin e këngëtarit, për shkak të lidhjes që ka patur me Kiara Titon.

Duket se Butrintit nuk i kanë shpëtuar këto momente, ndaj ai i ka habitur të gjithë me veprimin e tij të fundit.

Ditën e sotme ai i ka dërguar një mesazh Jorit, të cilin e kanë lexuar të gjithë banorët në monitorin e madh.

Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!“- shkruhet në mesazhin me dërguesin: B…. Imeri KS.

Nga ana tjetër, Kiara ka buzëqeshur teksa është lexuar ky mesazh nga Jori.

 

Kujtojmë se përveçse e ka përmendur disa herë në shtëpi, para se BBV të niste Jori ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin sepse i pëlqen shumë dhe është i bukur.