Reperi i dashur nga Kosova, Buta, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij në fshehtësi dhe larg vëmendjes së publikut.
Duket se artisti dhe partnerja e tij kanë bërë vetëm celebrimin dhe jo dasmë. Mbrëmjen e sotme ai publikoi disa foto në Instagram së bashku me bashkëshorten e tij, ku shihet i veshur dhëndër. Kjo ka surprizuar shumë ndjekësit që nuk e prisnin një veprim të tillë teksa nuk dihet nëse ai është celebruar sot apo ditë më parë
Buta duket shumë elegant ndryshe nga sa e kemi parë shpesh me paraqitje tipike prej reperi. Edhe partnerja e tij ka marrë vëmendjen e ndjekësve, e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë me një të çarë në këmbën e djathtë. Çifti duken shumë të dashuruar dhe të qeshur krah njëri-tjetrin dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse tu urojmë lumturi.
View this post on Instagram
Burimi: /news31