Kur je e dashuruar, është e vështirë të besosh ose të pranosh që partneri yt është i aftë të tradhtojë.
Megjithatë, një studim i ri sugjeron se meshkujt e pabesë mund të zbulohen që në momentin që i takoni me një vështrim të thjeshtë në fytyrën e tyre.
Në një studim të publikuar nga Royal Society Open Science, ekspertët zbuluan se meshkujt me tipare më ‘mashkullore’ të fytyrës kishin më shumë gjasa të tradhtonin partneret e tyre.
Ky përfundim doli, pasi një grupi pjesëmarrësish heteroseksualë iu prezantuan një seri fotografish të 189 burrave dhe grave dhe iu kërkua t’i gjykojnë ata në një shkallë nga 1 deri në 10 se sa gjasa kishin ata të tradhtonin, duke u bazuar vetëm nga pamja e tyre.
Si rezultat, burrat që pjesëmarrësit kishin përzgjedhur ishin në fakt të njëjtët burra që kishin pranuar se kishin tradhtuar partneren e tyre.
Këta burra kishin të gjithë tipare ‘mashkullore’ si vetulla të trasha, nofulla të theksuara dhe buzë të holla.
Megjithatë, ekipi hulumtues theksoi se shumë faktorë të tjerë duhet të merren parasysh kur vendoset nëse dikush është i aftë të jetë i pabesë.
Në mënyrë të ngjashme, Dr Kristen Knowles, një psikologe nga Universiteti Queen Margaret në Edinburg, tha për The Guardian: “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këto sjellje janë tepër komplekse dhe ka të ngjarë të ndikohen nga shumë faktorë, duke përfshirë efektet sociale dhe kulturore, personalitetin, gjenetikën dhe përvojat e jetës.‘
Burimi: /Revista Class