Vëllai i madh iu dha një sfidë banorëve gjatë ditës së djeshme.
Ata duhet të zgjidhnin qeverinë e BBV duke zgjedhur vetë kandidatët që do mund të zgjidhnin më mirë hallet e tyre.
Pas votimit të bërë në dhomën e rrëfimit Kryeministër u zgjodh Luizi, President Kristi, Ministër i Brendshëm Qetsori, Ministër i Drejtësisë Elvisi, Kryetare e Parlamentit Efi, Avokate e Popullit Jori dhe të tjerët populli që do kërkojnë t’iu zgjidhen hallet.
Gjithashtu u caktuan edhe ligjet përkatëse për secilën shkelje.
Për çdo banor që përdor fjalë ofenduese, do të dënohet nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritje, 24 orë burg.
Për çdo banor që nuk respekton lojërat, do të dënohet me: Pastrim tualeti, dhe pastrim të gjithë shtëpisë në rast përsëritje.
Çdo banor që diskuton nominimet, do të hidhet me rroba në pishinë, dhe 24 orë burg.
Ai banor/e që fik mikrofonat, do të dënohet si më poshtë:
1) +20 rrotullime me vrap të lehte rreth pishines.
2)- Pastrim korridor plus Living.
3) 1-2 veze ne koke.
4) Burg 2-4 ore.
Sa i përket pastrimit dhe gatimit:
1) Meshkujt kanatiere te shkurtra, femrat pa make-up.
2) Rregullim te gjithe krevateve.
2) Burg 3-5 ore.