Një nga grupet më të mëdha të popit në botë, “BTS” do te shkëputet nga muzika dhe mund t’i rikthehen skenës vetëm në 2025 pasi do të kryejnë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut.
Jin, anëtari më i vjetër i grupit, do të jetë i pari që do të ndërrojë veshjen e tij të skenës me një uniformë menjëherë pasi të mbushë 30 vjeç në dhjetor, shkruajnë mediat.
Gjashtë anëtarët e tjerë, të lindur midis 1993 dhe 1997, do të ndjekin shembullin, me grupin që pritet të reformohet rreth vitit 2025, sipas kompanisë së tyre të menaxhimit, Big Hit Music.
Big Hit tha se anëtarët e grupit “po ecnin përpara me planet për të përmbushur shërbimin e tyre ushtarak”, duke theksuar se “ndërsa secili individ fillon në përpjekjet solo, është koha e përsosur dhe anëtarët e BTS të kenë nderin për të shërbyer”.