Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Për pasojë janë vrarë dy persona. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”.
Identiteti i një prej personave është zbuluar. Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur Rigers Mihasi, rreth 37 vjeç.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.