Einxhel Shkira ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Baby showerin për bebin që pritet të vijë në jetë.
Siç shihen në pamjet më poshtë, në këtë festë kanë qenë të ftuar motra e Dagzit, Aurora si dhe ish-banorë të Big Brother Albania Antgonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha.
Përpos mikpritjes në tavolinën e dekoruar, Einxhel kishte përgatitur edhe disa sfida dhe lojëra me vajzat e tjera, lidhur me mëmësinë.