“Borën e hoqa vetë nga Instagram-i”, Atdheu tregon arsyen që fshihet pas këtij vendimi

Marredhenia mes Bores dhe Atdheut ka qene ne qender te vemendjes per nje kohe te gjate tashme, ku ky i fundit shpesh ka shprehur pelqimin e tij ndaj Bores neper intervista, por edhe dedikime te ndryshme ne InstaStory.

Teksa kjo marredhenie sa po vinte e po aludohej me shume, Atdheu vendosi te bente nje postim ne InstaStory, ku u shpreh se nuk ka marredhenie as me Shqipen e as me vajzen tjeter, duke iu referuar Bores, pasi kesaj te fundit po i hapte edhe probleme.

Pas ketij postimi te tij, u vu re se dyshja nuk ndiqej me ne Instagram, duke menduar keshtu se ishte Bora ajo qe e kishte hequr Atdheun nga Instagrami pas fjaleve te shumta qe po qarkullonin per ta, por jo, sipas Atdheut ka qene ai qe e ka hequr Boren vete nga Instagrami.

Teksa ishte i ftuar ne nje interviste me Dajana Shabanin ai foli edhe per kete ceshtje.

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Dajana: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.

Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.

Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.