Diten e sotme ne “Me ler te flas” pervec kengetarit te njohur Alban Skenderaj, te ftuar kane qene dhe autorja e njohur Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi
Teksa folen si rrallëherë për jetën e tyre personale, nuk kishte si te mungonte dhe pyetja e famshme: “Cilën nga moderatoret e “Perputhen” preferojnë më shumë”.
Në përgjigjen e tij, opinionistit nuk iu desh kohe per te menduar pergjigjen, teksa zgjodhi Bora Zemanin si moderatoren e preferuar te “Perputhen” me arsyetimin se ka kaluar shume mire. Arjani nuk la pa përmendur tërthorazi edhe romancën e saj duke thënë se “lum kush e ka.”
“Unë e them Borën, sepse jo se kam diçka me Orin por kaluam dy sezone bashkë dhe kemi kaluar shumë bukur dhe uroj të jetë ashtu me Orin. Lum kush e ka atë Borën se do kalojë bukur”- tha Arjani.
Përsa i përket Olsës, ajo u tregua më e rezervuar në përgjigjen e saj, duke thënë fillimisht emrin e Ori Nebiajt, meqënëse është prezantuesja aktuale e “Përputhen.”
“Meqë Arjani tha Borën unë po them Orin. Sigurisht që më merr malli por Borën por po punoj me Orin, për të gjithë kohën që kam kaluar me Borën dhe për kohën që do kaloj me Orin”- tha Olsa Muhameti.