Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Bora Zemani reagon pas ngjarjes tragjike në Top Channel: “Kjo është një këmbanë e fortë alarmi”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Dje pas mesnate, një ngjarje tragjike tronditi opinionin publik, pasi në televizionin “Top Channel” u drejtua një breshëri plumbash, me pasojë vdekjen e rojes së sigurisë.

Mes personahzeve të shumtë lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar së fundmi dhe moderatorja e njohur, Bora Zemani.

Nëpërmjet një postimi në instastory, Bora shkruan ndër të tjera se jeta e një shqiptari nuk vlen.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…”, shkruan Bora.

Moderatorja e ka vazhduar reagimin e saj me tej duke thënë:

“Top Channel nuk është thjesht Top Channel! Nuk është vetëm shtëpia e ne të gjithëve që punojmë atje, por është shtëpia e të gjithë shqipëtarëve! Unë i përkas një brezi që është rritur me këtë logo, që është frymëzuar dhe ka besuar që edhe ky vend BËHET! Ëndrrat mund të bëhen realitet edhe në këtë vendin tonë të vogël dhe me shumë probleme dhe kjo media e ka bërtitur fort këtë! Është televizioni i të gjitha ngjyrave që ka promovuar ndër vite të rinj që sot janë figura të rëndësishme, që ka folur për librin, pikturën, kulturën, që ka bërë denoncimet më të mëdha, ka folur për politikën, ka sjellë argëtimin në shtëpitë e të gjithëve aq sa nga ai ekran i vogël nuk na është dukur kurrë e ekzagjeruar të dëgjojmë “Përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.” Është telvizioni që ka bërë bashkë çdo familje! Historia flet dhe faktet janë të pakundershtueshme. Është televizioni që u krijua nga një gjeni dhe sot i përket të gjithëve. Shqipëria nuk do të ishte njësoj pa Top Channel! Kjo është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë. Të kuptojmë rëndësinë e problemeve të vërteta të kësaj shoqërie dhe të reagojmë për to. Sot më shumë se kurrë duhet t’i japim mbështetjen tonë një televizioni që ka qenë për dekada të tëra aty për ne, duke na ofruar çdo gjë. Me Top Channel”.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Irani bën bilancin: Ja sa njerëz humbën jetën nga lufta me Izraelin

Surprizë/ “Dua Lipa” banore e Big Brother VIP Albania 5

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.