Ky sezon i “Pêrputhen” filloi me moderatore Ori Nebijajn, por për arsye se ajo zgjodhi që rrugëtimin e saj ta vazhdonte në politikë, vendin e saj e zuri sërish Bora Zemani.
Mirëpo tashmë që ky sezon i programit të dashurisë mbaroi, Bora Zemani nuk do jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.
Si për mbyllje të këtij kapitulli, Bora ka bërë një mesazh “lamtumire” në Instagramin e saj, duke shtuar më pas se do e shohim shumë shpejt por pa dhënë detaje.
“Sot mbyllëm sezonin e tretë të ‘Për’Puthen’. Ndoshta duket pak, por kur flet për një emision që je në transmetim 5 apo 6 herë në javë për 3 vite, do të thotë shumë! Ndaj ky program do të mbetet i veçantë për mua gjithmonë pavarësisht lodhjes apo vështirësive që jemi përballur shpeshherë. Forca jonë ka qenë publiku ynë besnik, që e bën programin e përditshëm më të ndjekur, më të klikuar ndonjëherë që në sezonin e parë. E lumtur që jam pjesë e historisë së suksesit të këtij programi që vetëm në kurimin dhe logon e Top Channel mund të arrijë përmasa të tilla! Olsa ia dolëm dhe këtë vit! Mirënjohëse pafund për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Bashkë do të shihemi së shpejti“, tha Bora.