Muajt e fundit kanë qenë të mbushur me dasma përrallore, duke përmendur këtu dasman e dy çifteve të njohur, Arbana-Eduart si dhe Elgit-Klea.
Mirëpo një deklaratë e Romeo Veshaj, ka ngritur dyshimet se edhe Donald Veshaj me Bora Zemanin mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Teksa ishte në dasmën e mikut të tij, Elgitit, Romeo u pa i përlotur e më pas u shpreh për “Pushime on Top” se pret që edhe vëllai i tij binjak, Donaldi dhe partnerja e tij Bora Zemani të bëjnë dasmë.
“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.
Sa i përket çiftit, Donaldiu shpreh pak më parë se filmi i tij si protagonist me Borën do të vijë shumë shpejt.