Nje pjese e intervistes te “Ne pranga” ne TOA i kushtohet edhe zgjedhjeve mes dy personazheve, zgjedhje te cilat i beri dhe Sindi, megjithese me dy prej tyre u habitem paksa.
Cdo konkurent tjeter i Perputhen teksa i eshte vene para zgjedhja mes Alketa Vejsiut dhe Bora Zemanit, te gjithe kane zgjedhur kete te fundit, por Sindi jo.
Ajo zgjodhi Alketen si prezantuese me te mire dhe kjo pergjigje u duk se habiti paksa edhe intervistuesin i cili i kerkoi nje arsye per zgjedhjen e bere.
“Nuk mund te arrijme te themi dot gje per Alketa Vejsiun. Ajo eshte shume lart per prezantuese, te tjeret duhet te vijne 100 vende poshte. Kjo esht faktike!”- u shpreh Sindi per prezantuesen e cila ne fakt ka shume vite karriere ne televizion dhe shquhet per shkathtesine e saj ne te folur dhe korrektesine.
Nje zgjedhje tjeter e saj qe beri pershtypje ishte ajo mes dy autoreve te programeve me te ndjekur ne Shqiperi, mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockes.
Sindi zgjodhi Vera Grabocken duke u shprehur se ajo shquhet per nje nga producentet me brilante.
Keto zgjedhje te saj e bene intervistuesin te “dyshoje” se Sindi thjesht po bente zgjedhje kunder Perputhen, por sipas Sindit jo, kjo ishte e verteta!