Kiara Tito, e cila ishte konkurrente disa javë më parë në “Big Brother VIP”, u shpreh publikisht se iu bashkua këtij reality show për të patur mundësinë e moderimit të një programi në “Top Channel”.
Kiara theksoi se do të dëshironte të ishte prezantuese e programit të njohur të dashurisë, “Përputhen”.
Mirëpo duket se vendin për të moderuar këtë program ia ka zënë Efi Dhedhes, të paktën sipas “Kryefjala”.
Burimi tregon se Bora Zemani nuk do jetë më pjesë e “Përputhen” dhe pritet që në vend të saj të jetë Efi.
Kujtojmë se më 2 korrik fillon emisioni i “Kepi i VIP-ave”, me prezantuese Kiara Titon.