Në 6 Tetor, Bora dhe Donaldi festonin 3 vjetorin e lidhjes dhe për këtë arsye Donaldi për t’i dhënë asaj një shenjë, vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit.
Sapo e mori varësen, Bora Zemani e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa u shfaq Beatrixi e cila tashmë është në një lidhje me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe kanë shkaktuar një bujë të madhe në rrjet.
Beatrixi po shfaqet së fundmi në shtëpi më një varëse që ngjason shumë me atë që Bora mori dhuratë nga Donaldi dhe në rrjet po përflitet se Bora ia ka kthyer, ose egziton mundesia qe Beatrix te kete nje varese te njejte dhe ta kete vendosur pikerisht ne kete kohe, pasi me pare asaj nuk i eshte vene re ta kete pasur ne qafe.