Blero Muharremi ka krijuar gjithnjë bujë në mediat online me lidhjet e tij të dashurisë, shumica e të cilave kanë qenë publike.
Pak kohë pas ndarjes së bujshme nga Afrona Dika, me të cilën u kurorëzua në martesë, këngëtari ka tashmë dikë tjetër në krah.
Kohët e fundit ai ka ndarë me anë të postimeve në rrjetet sociale copëza nga romanca me partneren e re, ndërsa së fundmi ka treguar se lidhja e tyre ka shkuar një hap më tej.
Tashmë Blero e ka njohur partneren me vajzën e tij të vogël. Me anë të një postimi në InstaStory, tek ka mbuluar sërish fytyrën e partneres, ai ka shkruar: “Dy të përjetshmet e mia”.
Kujtojmë se mediat në Kosovë kanë raportuar se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.