Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi ka folur për herë të parë edhe për ndarjen e Bleros dhe Afronës.
Ajo tha se ndien keqardhje, por Janë arsyet e ndryshme që të shtyjnë drejt një vendimi të tillë.
“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…me u nda…Shikoni askush nuk martohet për tu ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha. Natyrisht kur sheh që një çift ka përfunduar me ndarje, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive”- shprehet ndër të tjeta Teuta për “Mirage”.
Më tej Teuta shprehu se jetët e tyre janë ndërlidhur në mënyrë indirekte gjithë kohën dhe se ajo që iu uron është shëndet.