Popullariteti i Luizit ka ngritur të madh e të vogël.
Ai është ende brenda në shtëpinë e BBV, por jashtë saj ka qindra oferta nga persona anonim ose publik që duan ti dhurojnë këngëtarit.
Mes tyre dhe biznesmeni Fisnik Syla,i cili nëpërmjet Instagramit ka bërë të ditur se do ti dhurojë mijëra euro Luizit nëse nuk shpallet fitues i “Big Brother VIP”.
“Nëse nuk ja japin qmimin e madh,ju betohem un du i jap 100.000 euro Luizit.
Do e bëj dhe publike!”, shprehet Syla.
Kujtojmë se një GoFundMe është hapur për Luizin dhe deri më tani numëron mbi 20 mijë euro.
Gjithashtu në rrjet po përflitet se Luizi ka firmosur një kontratë që imazhi i tij të përdoret nga “Top Channel” për plot 100 mijë euro.