Bileta e kthimit ‘fut në sherr’ Kiarën dhe Luizin

Na ndajnë vetëm dy ditë nga zbulimi i banores që do të eleminohet nga “Big Brother VIP”.

Olta dhe Kiara janë dy të nominuarat, dhe vetëm një prej tyre do mund të qëndrojë në shtëpi, sigurisht nëse bileta e kthimit do të jetë vajtje.

Në lidhje me nominimin ka qenë duke diskutuar çifti pak më parë, ku ndër të tjera Luizi u shpreh se biletën e Kiarës do t’a mbajë ai.

Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..

Kiara: Biletën do e marr me vete unë

Luizi: Jo

Kiara: Si jo? Do ta marr mo..

Luizi: Jo, do e hap unë.

Kiara: Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij

Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.

Kiara: Unë dua ta marr me vete..

Luizi: Jo dhe jo. Do e mbaj dhe do e hap unë