Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” në “Instagram” ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku zbulon personazhin tjetër që do jetë pjesë e programit.
Në videon në fjalë shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Semi Jaupaj. Semi ka studiuar për kanto.
Ajo është një nga të rinjtë më të talentuar në spektaklin “Star Academy”, ku ka fituar vendin e dytë.
Debutuese në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”. Semi Jaupaj është katër herë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” dhe në 2015-ën fiton “Çmimin Tendencë”.
Semi ka qenë mjaft mediatike edhe për lidhjen e gjatë që ka pasur me Bojken Lakon.
Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua personi i parë që do të jetë pjesë e reality show-t. Ajo është Sheila Haxhiraj, një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur.
Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18-vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.
View this post on Instagram
Burimi: /Vip Magazine