Big Brother Vip ndryshon opinionistët në momentin e fundit, ja kush i zëvëndësoi

Spektakli i sotëm në “Big Brother Vip” filloi me një lajmërim të papritur nga Arbana Osmani.

Moderatorja u shpreh se për shkak të përplasjeve të shpeshta me banorët, dy opinionistët do të ndërrohen në momentin e fundit.

Në panelin e opinionistëve jemi mësuar të shohim gjithnjë Zhaklin Lekatarin dhe Arbër Hajdarin, mirëpo sot u zëvendësuan Salsano Rrapin dhe Rezart Veleshnja.

Dy aktorët e spikatur të humorit i kanë imituar jo pak herë dy opinionistët këtë rrugëtim.

Normalisht kjo ishte e gjitha në kuadrin e shakasë e më pas janë bashkuar dhe Zhaklina dhe Arbri në studio.

https://www.instagram.com/reel/CroaWaWvIW-/?igshid=YmMyMTA2M2Y=