Beyonce zgjedh përsëri një stiliste shqiptare për videoklipin e saj

Lena Berisha, stilistja e njohur nga Prizreni, ka pasur fatin të jetë e zgjedhura e Beyonce.

Fustani i saj i jashtëzakonshëm është zgjedhur nga diva e muzikës për videoklipin e fundit që këngëtarja ka realizuar për ‘Tiffany & Co’.

Beyonce është një prej dashamirëseve të stilistëve shqiptarë dhe kjo tashmë është e vërtetuar. Pas Valdrin Sahitit, të cilin Queen B e ka zgjedhur për eventet e saj të rëndësishme, së fundmi ka zgjedhur të vishet përsëri një stiliste shqiptare.

I gjithë shkëlqimi i projektit të fundit të artistes së famshme është meritë edhe e stilistes shqiptare.

Lena Berisha ka veshur edhe artistë të mëdhenj të botës, si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B etj.

https://www.instagram.com/reel/CjSt8k4jAkJ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=