Beyonce shfaqet e veshur me krijimin e një tjetër stilisteje shqiptare

Beyonce i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur me një krijim nga silistët shqiptarë Kujta & Meri në ditëlindjen e Diddy-t në dhjetor të 2019-ës.

Kjo u pasua nga dy veshje të Valdrin Sahitit që diva botërore i veshi përkatësisht në janar të 2020-ës dhe në tetor të vitit 2021.

Me sa duket, tani është radha e një tjetër stilisteje shqiptare po kaq të talentuar për të veshur Beyonce-n.

Ylli i muzikës është shfaqur në një video në Instagram e veshur me një krijim të Nensi Dojakës. Veshja e zezë me detaje tyli dhe prerjesh – tipike të Dojakës – është pjesë e koleksionit të saj Vjeshtë/Dimër 2022.

Suksesi i Nensit ka qenë i madh vitet e fundit dhe ndër emra të tjerë të famshëm që kanë veshur krijimet e saj mund të përmendim Bella Hadid, Hailey Bieber, Zendaya, Emily Ratajkowski etj.

https://www.instagram.com/reel/Chep3kpD4Du/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/p/CVNIQGngtTq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Burimi: /RevistaClass