Edhe pse komentet e publikut kane qene me se shumti negative sesa pozitive, konkurentet e Perputhen nuk kane te ndalur dhe pothuaj te gjithe jane bere pjese e tregut me nje ose me shume kenge.
Fraza me e perdorur nga publiku ka qene se konkurentet jane bere pjese e Perputhen me shume per te bere kenge sesa per te gjetur dashurine e jetes.
Shumica e tyre kane irrituar edhe kengetaret e mirfillte te muzikes shqiptare duke filluar ketu nga Erik Lloshi i cili ngriti zerin i pari e duke vijuar me Elgit Doden e te tjere si Dj.Viki.
Te pakte kane qene kengetaret qe kane reaguar por mbase kjo vjen sepse shumica jane me mendimin se kjo fame eshte e perkohshme, klikimet neper kenget e tyre do te jene vetem gjate kohes qe ata do e kene kete fame dhe me pas do te perfundoje gjithcka.
Ish konkurenti i rradhes me nje kenge re tij te pare eshte ervin koxheri.Kenga titullohet Jolie dhe do te vije se shpejti ne treg.