Disa javë më parë, Andi Artani zbuloi në Instagram se ka një vëlla binjak. Ai e prezantoi atë në rrjetin social dhe të gjithë fansat e tij nuk nguruan për t’a ndjekur .
Sot, Ardi Artani numëron mbi 30 mijë ndjekës dhe u bë menjëherë i famshëm.
Së fundmi ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e tij të rinj, ku është pyetur për jetesën në Nju Jork e jo vetëm. Një ndjekës ka kërkuar të dijë se ku e sheh Ardi veten pas 5 vitesh dhe përgjigjia e tij i ka surprizuar të gjithë.
“Për’puthen 6”, ka shkruar ai teksa ka shtuar dy emoji duke qeshur me lot.
Pavarësisht se është shprehur me nota humori, shumë fansa e kanë interpretuar përgjigjen e tij si një konfirmim se ai do jetë pjesë e edicionit të tretë të programit të dashurisë. Megjithatë, mbetet për t’u parë.