“Bën dashuri poshtë jorganit”, Arbana Osmani reagon publikisht pas deklaratës virale

Arbana Osmani ka reaguar sërish pas debateve që ndodhën mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Ajo postoi një shkrim në rrjetin social Instagram, ku sqaroi përgjigjen që i dha Luizit në lidhje me “vajzat e ‘Përputhen'”.

Edhe nje here tjeter dua te saktesoj pergjigjen time ne lidhje me deklaratat e luizit per “Vajzat e perputhen”.

Cdo vajze qe merr pjese ne nje reality show si “Big brother” apo “Perputhen” ka nje lincim publik 10 fish me te madh se nje djale. Dhe kete po e diskutoja dhe dje me kiaren ku me erdhi shume keq kur me tha se momenti qe me ka bere me teper te vuaj ishte kur mesova se vellait tim I dergonin mesazhe te tipit “Shikoje motren tende cfare ben poshte jorganit”.

Nuk e ben nje vajze me “Turp” fakti qe vendos te marre pjese ne nje program televiziv dhe te ndaje historine e saj te dashurise me publikun. Askush nuk ka te drejte te merzise as vellain e efit. Dhe as ate te kiares e te asnje vajze tjeter te ketij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj jane te gjitha vajza e gra qe prej muajsh po lincohen masivisht online vetem sepse ne momente te caktuara kane zgjedhur te jetojne big brotherin e tyre si duan ato. Lincimi jashte eshte mese I tepert. Aq sa kur me I vogli vjen brenda shtepise. Mua si grua, me ben te reagoj.

Dhe do ta bej gjithmone“, përfundoi Arbana.