Bëhuni gati t’i prisni, Shqipja dhe Ana këtë të diel në “Përputhen”!

Muhameti tha se puntata e fundit e “Përputhen Prime” do të jetë të dielën e 7 marsit, pasi të dielave në vijim do të rikthehet “Portokalli”.

Mirëpo, javën e parë të marsit pritet të vijë “Përputhen 40+”.

Megjithatë, një puntatë interesante na pret ditën e nesërme. Kjo pasi autorja njofton se në rolin e opinionistëve në program do të jenë Shqipe Hysenaj dhe Ana e parë.

Me sa duket, kjo do të jetë një puntatë që s’duhet humbur!