Bebe Rexha po shijon lidhjen me producentin e njohur amerikan Keyan Safyari.
Çifti njihen si goxha stabil pasi nuk është përfolur për ndonjë krizë mes tyre.
Këngëtarja 32-vjeçare e hitit “Meant to Be” u pa në një takim dreke pasdite me Keyanin të hënën e 22 gushtit në restorantin “Hillstone” në Santa Monica, Kaliforni.
Pas daljes për drekës, çifti u ndal pranë Sidecar Donuts për një kënaqësi të ëmbël, shkruan Just Jared.
Ata u panë duke shkëmbyer një puthje pasiononte, ku dukej se nuk mund t’i rezistonin njëri-tjetrit.
Bebe dhe Keyan kanë qenë në lidhje për të paktën dy vjet dhe fotografitë e tyre të para nga paparacët u kapën në korrik të vitit 2020.