Ndonëse është një artiste shumë e njohur dhe e suksesshme në tregun ndërkombëtar, Bebe Rexha nuk e ka harruar kurrë nga vjen dhe duket se është krenare për prejardhjen e saj.
Dhe përtej promovimit që ajo i bën vendit tonë në rrjetet sociale ku numëron miliona ndjekës, shpesh ka ndërmarrë iniciativa që janë vlerësuar nga të gjithë.
Kështu, ka bërë edhe së fundmi me një gjest fisnik.
Përmes një statusi në Instastory, këngëtarja ka kërkuar të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, qytet ky nga i cili familja e saj ka prejardhjen.
“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar artistja Rexha në thirrjen e saj publike në InstaStory.
Nga pasqyra e bërë mbi këtë fondacion online, mund të shihet se vetë Bebe ka dhuruar plot 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bebe ndërmerr veprime të tilla.
Rreth dy vite më parë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, ajo udhëtoi drejt vendit tonë për të parë dëmet e tij dhe ndërtoi dy shtëpi që u shkatërruan gjatë tërmetit. We love you, Bebe!