Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka përlotur gjithë ndjekësit ditën e sotme me një dedikimi prekës në llogarinë e saj në Instagram. Përmes disa fotove, ajo ka kujtuar babanë e saj të ndjerë në 11-të vjetorin e vdekjes.
“Na mungon shumë. Telefonojeni babanë tuaj dhe thuajini që e doni. Sot 10 tetor bëhen 11 vjet që kur ne e humbën babanë tonë të ndjerë. Pusho në paqe baba”, ka shkruar Beatrix në postim.
Më pas ajo ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për ndjekësit e saj ku shkruan:
“Gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni sepse jeta ikën shumë shpejt”, krah një fotoje ku shihet bashkë me nënë, babanë dhe vëllanë e saj, Albanin.
Kujtojmë që Beatrix dhe Albani të dy kanë ndërtuar karriera të suksesshme në muzikë, ndërsa e ëma e tyre Antigona u qëndron gjithmonë afër për t’i mbështetur.