Prej kohësh po përflitet se Beatrix Ramosaj do të bëhet pjesë e “Dance With Me”.
Dyshimet u shtuan më shumë kur këngëtarja u fotografua krah prezantueses së këtij emisioni, Alketa Vejsiut teksa ndodheshin në një restorant.
Mirëpo, ditën e djeshme startoi puntata e parë e programit por ajo që u vu re ishte mungesa e Triksës.
Për këtë foli dhe vetë Alketa gjatë emisionit ku u shpreh se “vetëm ai lart e di nëse do marri apo jo pjesë”, deklaratë të cilën më pas e pasoi me fjalët: “gjithçka mund të ndodhi”.
Ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i parë i Beatrix.
Në një postim në InstaStory, Beatrix fillimisht ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaron se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.
“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhet në postimin e plotë të Beatrix.