Beatrix eshte nje nga te preferuarat e publikut sipas produksionit. Shperthejne komentuesit ndaj BBV: “A po talleni me ne…mashtruesa!”

Perpara spektaklit te djeshem, ne nominim per 3 ditet e shkuara ishin vetem Meridiani dhe Einxhel, ku publiku do te zgjidhte te shpetonte vetem njerin prej tyre dhe vendosen te shpetonin Einxhel.

Pervec Meridianit, nje pjese e banoreve te tjere qe do te dilnin ne nominim do te vendoseshin serish me voten e publikut.

Publiku ka votuar per me te preferuarit e tij dhe 5 te fundit ne klasifikim do te nominoheshin bashke me Meridianin, dhe ata ishin: Sabiani, Dj. Dagz dhe Pm, Arjola, Sara dhe Antonela.

Ajo cka i beri pershtypje publikut eshte se nder keto emra mungonte ai i Beatrix, e cila kohet e fundit ka marre shume urrejtje nga publiku per shkak te situates me Donaldin.

Ne komentet e videove te postuara ne faqen zyratare te BBV, publiku shfaqej i revoltuar ndaj ketij votimi, sipas tyre aspak te drejte, duke u shprehur se produksioni po tallet me votat dhe po i vendosin sipas deshires se tyre.