Gjatë ditës së sotme, Olta dhe Qetsori thyen një nga rregullat e BBV duke diskutuar me njëri-tjetrin nëpërmjet kodeve.
Nisur nga kjo situatë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi por që iu ndalua banorëve ta hapin, deri në një vendim tjetër nga “Vëllai i madh”.
Mirëpo duket se Olta ka aq “pushtet” sa ti bëjë presion produksionit. Pasi mësoi për zarfin e zi, Olta i është shprehur Qetsorit se nëse është ai që largohet nga shtëpia e BBV, do të largohet edhe ajo.
Madje ajo e përforcoi fjalën e saj duke e kthyer në një premtim.
“Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash. Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia”, tha Olta.
Do të largohet vërtet apo është presion ndaj produksionit, na duhet të presim për të mësuar të vërtetën.