“Duje” është kënga nga Albina Kelmendi dhe familja e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Mirëpo në një analizë të sajën, media britanike BBC shkruan se kjo këngë shqiptare është një baladë dramatike mjaft e rëndë.
“Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-kampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur. Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë”, thuhet në artikullin e BBC.
BBC parashikon tre shtete si fituese të mundshme të festivalit: Francën, Spanjën dhe Suedinë ndërsa këngën shqiptare e rendit shumë poshtë në klasifikim.